Një shtetase e Kolumbisë ka raportuar në polici se tre persona të armatosur kanë hyrë në banesën e saj në Prishtinë dhe ia kanë vjedhur 10 mijë euro.
Policia bën me dije në raportin 24-orësh se po e heton rastin dhe për të njëjtin është njoftuar edhe prokurori .
“Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme”, thuhet në raport.