Një burrë ka informuar në stacionin policorë në Drenas se persona të panjohur nga oborri i shtëpisë së tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore.
Vjedhja ka ndodhur në Arllat të Drenasit të mërkurën ndërsa është raportuar rreth orës 10 e 45 minuta.
Policia e Kosovës i është përgjigjur informatës dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar.