E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Hajnat thyejnë ish objektin e Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve

 Kj  ka ndodhur dje në ish objektin e Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Gjakovë, 

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se udhëheqësi i QRA-së ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit dhe kanë shkaktuar dëme tjera.

Të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur edhe njehsorin elektrik, që kap vlerën e rreth 150 eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer