Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 26 janar 2026 një person ka raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për riparim. Rasti dyshohet se ka ndodhur më 23 janar 2026.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve.