Sunday, December 7, 2025

Hajni vjedh arkën e xhamisë në Dobroshec të Drenasit, pamje nga vendi i ngjarjes

Fshati Dobroshec është tronditur sot nga një ngjarje e papranueshme: një vjedhje ka ndodhur brenda objektit të xhamisë së fshatit, duke shkaktuar indinjatë tek besimtarët dhe komuniteti lokal.

Zyrtari i BIK-ut në Drenas, Bislim Ademi, ka reaguar duke e cilësuar aktin si cenim të pronës së institucionit fetar dhe goditje të rëndë ndaj ndjenjave të besimtarëve.

Sipas tij, xhamia ka qenë gjithmonë vend i qetësisë, lutjes dhe unitetit, prandaj çdo vandalizëm apo vjedhje në këtë hapësirë të shenjtë përjetohet me dhembje të veçantë.

Ademi ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe sjelljen para drejtësisë të personit përgjegjës. Ai po ashtu u ka bërë thirrje institucioneve dhe komunitetit që të rrisin kujdesin dhe mbikëqyrjen për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer