E diel, 27 Tetor, 2024

Halil Bajramit po synon ta sjell rektor Ejup Fejzen i cili i ndihmoi të avancohet në Universitetin e Mitrovicës

Anëtari i Këshilitl Drejtues në Universitetin e Mitrovicës, Halil Bajrami, po synon që të ia kthej një të mire, profesorit Ejup Fejza.

Përmes kësaj deklarate është avancuar Halil Bajrami në profesor të asocuar në Universitetin e Mitrovicës edhe pse nuk ka qenë autor i parë, por këtë pretendohet se rrejshëm ia ka mundësuar Ejup Fejza, duke dhënë deklaratë se Halil Bajrami është autor i parë, ndërsa Ejupi autor i dytë.
Sipas disa burimeve realiteti është se edhe Ejup Fejza është avancuar përmes këtij punimi në Universitetin e Prishtinës si autor i parë.


Tani Halil Bajrami po synon që të “miren” që ia kishte bërë dikur Ejup Fejza, të ia kthej duke tentuar ta bëjë rektor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Halil Bajrami dhe Ejup Fejza sipas këtij dokumenti janë në konfikt të hapur të interesit. Këtë e dëshmon punimi I përbashkët shkencor i botuar dhe raportet e ngushta të tyre private/miqësore.

Përveç këtij “pazari”, dihet që Halil Bajrami ka aktakuzë të ngritur e poashtu edhe denim për veprimet e tij në Ministrinë e Tregtisë ku ka punuar.

Ndryshe Universiteti I Mitrovicës po vuan dhe nuk po sheh perparim nga krijimi i klaneve dhe pazareve që po tentojnë të bëhen në këtë institucion nga persona që nuk jetojnë as në Mitrovicë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer