E martë, 19 Nëntor, 2024

Hallakamë në seancën për vrasjen me eksploziv, djali i viktimës nxirret me forcë nga Policia

Siç ka marr vesh Insajderi, në seancën për vrasjen me eksplozivë, i biri i viktimës Haxhi Ahmeti, Ganiu, është nxjerr me forcë nga Policia.

Kjo ka ardhur si pasoje e një fjalosjeje qe ky i fundit ka pasur me te akuzuarin për ketë vrasje, Dode Gjikolaj.

Deri të kjo fjalosje ka ardhur pas dëshmisë së motrës se Ganiut, po ashtu vajza e viktimës, që ka treguar se me të akuzuarin Gjikolaj kanë pasur një bisede në “Facebook” për te kryer një tjetër vrasje me pagesë.

Insajderi merr vesh se pas kësaj ka reaguar i akuzuari Gjiolaj duke thëne se “kush je ti qe ma cenon privatësinë“.

Pas këtyre fjalëve, siç merr vesh Insajderi, ka reaguar Gani Ahmeti duke e ofenduar të akuzuarin dhe ka tentuar edhe që të e sulmoi fizikisht, prandaj ka ndërhyre policia duke e nxjerr me forcë jashtë dhe është ndërprere seanca.

Insajderi merr vesh qe ne ketë rast organi i akuzës është ne rrugë të mire për të siguruar edhe prova te qëndrueshme qe e lidhin lëvizjen e të akuzuarit në kufi bash në kohen kur kryhet vrasja.

Si ndodhi vrasja e Haxhi Ahmetit

Në mëngjesin e vitit 2018, kishte ndodhur një shpërthim eksplozivi në një derë të shtëpisë në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.

Si pasojë e këtij shpërthimi, kishte mbetur i vdekur 61 vjeçari Haxhi Ahmeti, në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

Pas këtij rasti të dyshimtë, Policia dhe Prokuroria nuk kishin identifikuar apo arrestuar ndonjë person të dyshuar.

Në tetor të vitit 2020, Policia e shtetit kishte njoftuar se ishte arrestuar 41 vjeçari Dodë Gjikolaj nga Shqipëria, i kërkuar lidhur me vrasje në Kosovë me armë e eksploziv.

Ndaj tij është duke vazhduar procesi gjyqësor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer