Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza sot ka bërë homazhe tek të vrarët e familjes Deliu në Abri të Epërme nga forcat serbe.
Hamza thekson se askush nuk është dënuar për këto krime ndaj fëmijëve, e deri te të moshuarit e familjes Deliu.
Postimi i plotë:
Sot i kujtuam dhe nderuam 23 martirët e familjes Deliu në Abri të Epërme. Fëmijë, gra e të moshuar u masakruan mizorisht në shtatorin e vitit 1998 nga forcat serbe në këtë fshat të Drenicës. Ishin të pafajshëm, por deri më tash askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Plagët e luftës ende janë të hapura dhe dhimbja për më të dashurit tanë vazhdon të jetë e madhe.
Themelet e shtetit janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve. Sakrifica e tyre na obligon të punojmë pareshtur për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjeneratat e reja të mund të jetojnë më mirë, me dinjitet dhe në paqe.