E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Hansi Flick sfidon Bayernin: Sot dua të fitoj me Barcelonën

Hansi Flick është njeriu i dy “botëve”. Trajneri gjerman është ai që lidh Bayernin dhe Barcelonën.

Ishte pikërisht ai që me Bayernin, plot katër vjet më parë shkatërronte Barcelonën 8-2 në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në Lisbonë, me bavarezët që fituan më pas trofeun në finalen kundër Paris SG-së.

Tashmë, ai është në krahun tjetër. Dhe nuk mund t’i shmangej ngacmimeve të mediave spanjolle e gjermane në prag të takimit mes Barçës dhe Bayernit në takimin e tretë në Champions.

Flick ka dribluar me elegancë pyetjen. “Ajo çfarë ndodhi në atë ndeshje nuk mund të kthehet më. Nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar. Tani shpresoj të fitoj me Barcelonën”, tha Flick.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer