Komuna e Drenasit ka hap ofertat e tenderit për projektin “Zgjerimi dhe ndertimi i sheshit Fehmi dhe Xheve LLadrovci Drenas” me vlerë të parashikuar prej 4 milion e 392 mije e 660 euro e 60 cent.
Portali rajoni.org ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 2 grupe të OE.
Sipas burimeve të rajonit – ofertën e parë e ka paraqitur grupi i OE ILEAA – GR SH.P.K.; DELTA -CCD SH.P.K.; FRONI 1 SH.P.K. – me çmim prej 4 milion e 388 mije e 178 euro e 38 cent
Ndërsa i njejti burim njofton se oferta e dytë është nga grupi i OE i përbere nga Mendi -P SH.P.K.; NEN EUROING SH.P.K.; N.T. „,Fer-Petroll; N.N.SH. WORLD MEDIUM me çmimin prej 3 milion 450 mije 607 euro e 37 cent.
Megjithatë kjo është renditja vetëm sipas ofertave ekonomike. Ditët në vijim autoriteti komunale do të shqyrtojë dokumentacionin për të parë se cilat nga kompanitë përmbush kriteret dhe cila diskualifikohet.
Se a do t’a fitoj grupi i OE ku bënë pjesë edhe kompania fituese e gjithëhershmë e tendereve apo pritet të këtë befasi mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim./Rajoni.org/