Thursday, October 9, 2025

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët dhe ‘Bursën e Mobilitetit’

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është hapur në platformën E-Kosova aplikimi për studentë për shtesat e 100 eurove dhe “Bursën e Mobilitetit.”

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se të drejtë aplikimi për shtesat prej 100 euro kanë të gjithë studentët aktivë të të gjitha niveleve Bachelor, Master dhe Doktoratë, të të gjitha universiteteve publike dhe private në Kosovë.

Postimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëvë tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.

📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:

Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.

📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.

Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer