Vushtrria ka fituar një adresë të re shëndetësore, me hapjen e barnatores moderne “NOVA+”, një investim i cili synon të ofrojë kujdes cilësor dhe standarde të larta profesionale për qytetarët.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, e cila e vlerësoi këtë investim si një shtim të rëndësishëm për shërbimet farmaceutike në qytet.
Krasniqi u shpreh e kënaqur për pjesëmarrjen në këtë ngjarje dhe për nismën e ndërmarrë nga pronarët e barnatores.
“Vushtrrisë sot iu shtua një adresë e re e kujdesit dhe profesionalizmit, barnatorja NOVA+. Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e kësaj farmacie moderne, e cila do t’i shërbejë qytetarëve me standarde të larta dhe përkushtim të vërtetë.”
Ajo uroi pronarët Besnik dhe Aferdita Basholli për hapjen e kësaj biznesi të ri, duke iu dëshiruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional.
“Urime Besnik dhe Aferdita Basholli për këtë hap të rëndësishëm për qytetin tonë, ju priftë e mbara dhe shumë suksese.”