E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Hapet testamenti i aktorit Matthew Perry, ja kujt ia la pasurinë

5 muaj pas vdekjes së aktorit të njohur Mattheë Perry, është bërë e ditur përmbajtja e testamentit të tij. Ylli i ‘Friends’ i cili vdiq nga një mbidozë me ketaminë në moshën 54 vjecare, kishte hartuar testamentin e tij në vitin 2009.

Sipas DailyMail, pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka të përdoret nga persona të caktuar. Aktori ka lënë më shumë se 1 milion dollarë në një trust që ai ka krijuar dhe e quajti si një personazh të Woody Allen. Ekzekutuesit e testamentit janë Lisa Ferguson dhe ish-bashkëshortja e aktorit Mike Myers, Robin Ruzan me të cilin Perry kishte punuar në televizion në vitin 2010.

Një pjesë e pasurisë së aktorit, do t’i shkojë babait të tij John, nënës së tij Suzanne Morrison, motrës së tij Caitlin Morrison dhe ish-partneres me të cilën ai ishte nga viti 2003 deri në 2005, Rachel Dunn. Vdekja e aktorit Matthew Perry ishte një aksident i shkaktuar nga ‘efektet akute të ketaminës’ kanë konfirmuar zyrtarët mjekësor në Los Angeles.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer