Sunday, March 9, 2025

Haxhi Rreci zgjedhet president i ri i Klubit të Drenicës!

Pas dorëheqjes së Ilir Veliqit, Klubi Futbollistik Drenica ka zzgjedhur strukturat e reja të klibit, shkruan rajoni.org

Në krye të këtij klubi është zgjedhur Haxhi Rreci si president, ndërsa Rexhep Birinxhiku mban pozitën e zëvendëspresidentit të parë. Pozitat e tjera në Bordin e Klubit dhe strukturen menaxhueses mbesin të pandryshuara.

Kryesia e FC Drenicës do të jetë si vijon:

– Haxhi Rreci – President
– Rexhep Birinxhiku – Zv. president i parë
– Çaush Dobra – Zv. president i dytë
– Musa Jashari – Anëtar i Bordit
– Basrti Durmishi – Anëtar i Bordit
– Gëzim Ramadani – Anëtar i Bordit
– Ragip Durmishi – Anëtar i Bordit.

Ky riorganizim vjen për të vazhduar periudhën e suksesshmë që e la Presidenti Ilir Veliqi, me synimin e qartë për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe fitimin e Kupës së Kosovës. Me përbërjen e re të kryesisë, FC Drenica synon të forcojë strukturat e saj dhe të arrijë objektivat e përcaktuara për sezonin e ardhshëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer