E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Haxhi Tenderi, supermeni i tenderëve”, Nuredin Lushtaku shpërthen në akuza ndaj drejtorit të prokurimit në Skenderaj!

Kryetari i listes “IDEAL”, Nuredin Lushtaku, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka akuzuar institucionet lokale në Skenderaj për shkelje të ligjit lidhur me pozitën e drejtorit të prokurimit, shkruan portali rajoni.org.


Ai ka pyetur pushtetin në Skenderaj së çfarë pozitë mban Haxhi Bejta.

“Është mirë që paria e komunës të na tregojë se a është Drejtor i prokurimit apo ende Shef i prokurimit Haxhi Bejta?”, ka pyetur Lushtaku.

Lushtaku tutje ka thënë së paria e komunës nuk po guxon të shkëputet nga Haxhi Bejta edhe pas pensionimit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Skënderajt,

Shikone se si Fadil Nura e mbron supermenin e tenderëve, Haxhi Bejten, të cilin e kishte emëruar kundërligjshem Shef të prokurimit në vitin 2021 pa qenë fare shërbyes civil.
“I pari i komunës”, nuk u mjaftua me këtë shkelje, por vazhdoi me të njejtin avaz duke e formuar drejtorinë e Prokurimit kundërligjshem pas pensionimit të Haxhi Bejtes, për ta rahatuar këtë të fundit si drejtor të kësaj drejtorie.

Skandali i fundit nga Haxhi Bejta është nënshkrimi i një tenderi si zyrtar i prokurimit edhe pse ka dalur në pension.
Është mirë që paria e komunës të na tregojë se a është Drejtor i prokurimit apo ende Shef i prokurimit Haxhi Bejta?

Asesi paria e komunës nuk po guxojnë të shkëputen nga Haxhi tenderi, i cili akuzohet për keqpërdorim me tendera edhe në Leposaviç.
Siq duket ua ka zënë bishtin me derë dhe nuk po guxojnë ta çojnë në shtëpi edhe pas pensionimit.
N.L

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer