Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e javës së ardhshme me Sllovakinë.
Kosova e Sllovakia takohen në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025.
Ndeshja e parë zhvillohet më 2 nëntor në Povazska Bystrica në Sllovaki.
Ndërsa ndeshja e dytë është më 5 nëntor nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon tutje.
Në listën e selektorit Qerimi ishin edhe Drilon e Drenit Tahirukaj, që nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës nga Kombëtarja e Kosovës.
Ndërkohë Bujar Ramosaj nuk do të jetë në grumbullim për shkak të pamundësisë që të marr leje në vendin e punës, ndonëse dëshira e tij ishte që të jetë pjesë e Kombëtares.
Lista e plotë:
Selektori Qerimi do të bazohet kryesisht në lojtarë që ka disa vjet që bartin barrën te Kombëtarja e Kosovës.
Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën mbrëma.
Të hënën, më 30 tetor, Kombëtarja i zhvillon dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.