Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 17:45.

Dardanet, të mërkurën në mbrëmje, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, nën drejtimin e përzgjedhësit Agron Shabani, derisa atmosfera është shumë e mirë.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, përzgjedhësi Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses, ndonëse polaket vlerësohen favorite.