Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tha se nuk ka prekur asgjë nga gjërat që kanë mbetur nga administrata e kaluar, përfshirë edhe dhjetëra shishe me pije alkoolike.
“Nuk kemi prekur asgjë, as pijet alkoolike, librat, flamujt e Serbisë e as pikturat”, tha Hetemi duke treguar tri kuti me flamuj të Serbisë dhe simbole tjera.
“Kur ata të kthehen do të gjejnë gjithçka siç i kanë lënë, sepse nuk duam që të shkatërrojmë gjithçka”, tha ai për Reuters.