E diel, 27 Tetor, 2024

Hetuesia e interviston zyrtarin e Komunës për kontratën e dyshimtë më operatorin që e paguante familjarin e Lladrovcit ‘pa shkuar në punë’

Burimet e sigurta të portalit rajoni.org kanë mësuar së përveç provave dhe fakteve të mbledhura për keqperdorim dhe mos realizim të kontratës në vlere qindra mijera eurosh, policia e krimeve ekonomike të mërkurën ka intervistuar edhe drejtorin e  QKMF’së në Drenas.

Bëhet fjale për kontratën në të cilën hetuesia ka gjetur së operatori në fjale e paguan si punëtor familjarin e Ramiz Lladrovcit.

Pra sipas të njejtave burime të rajonit, dëshmitaret gjatë intervistimit kanë deklaruar së asnjëherë familjarin e Ramiz Lladrovcit nuk e kanë parë duke u paraqitur në punë dhe së madje tani po informohen për të.

Të njejta burime të portalit rajoni.org kanë bërë me dije se jane duke u zhvilluar hetime edhe ndaj disa zyrtareve tjerë të pushtetit të Ramiz Lladrovcit për dyshimet për ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Konflikti i interesit’.

Lidhur me intervistimin e tij, portali rajoni.org ka kontaktuar edhe drejtorin Ismet Bogiqi, njëherit menaxher/mbikqyrës i kontratës.

Pas pak, rajoni do të publikoj përgjigjen e tij…

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer