Friday, January 2, 2026

Hetuesja me prejardhje shqiptare në Suedi, dyshohet për mashtrim – merrte pushime mjekësore, qëndronte në Kosovë

Një rast i çuditshëm është raportuar në mediat e Suedisë.

Një hetuese e Policisë me prejardhje shqiptare, po dyshohet se ka mashtruar.

Në një nga rastet, autoritetet kanë zbuluar se një hetuese policore ishte paraqitur e sëmurë për tri vite radhazi, menjëherë pas përfundimit të pushimit vjetor, ka raportuar media suedeze “Expressen”.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se hetuesja, që dyshohet të ketë prejardhje shqiptare, në të tria rastet, ndodhej me pushime në Kosovë. Një epror ka deklaruar se ajo kishte aplikuar për pushim në datat përkatëse, por kërkesa nuk i ishte miratuar; më pas, pikërisht në ato data, ajo ishte paraqitur e sëmurë.

“Mendoj se është për të ardhur keq, sepse si punonjëse kam etikë shumë të lartë pune. Në historikun tim të prezencës në punë, përndryshe, nuk jam pothuajse asnjëherë në pushim mjekësor gjatë vitit”, ka deklaruar ajo gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Hetuesja policore pretendon se ka qenë e sëmurë në të tria vitet dhe se bëhet fjalë për probleme psikike të lidhura me rikthimin në punë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer