Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po bën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 105.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në këto zgjedhje me numrin 113.
Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 191.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, numrin 174.
Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170.
Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186.
Partia Guxo do të garojë në këto zgjedhje me numrin 118.
Alternativa në fletëvotim do ta ketë numrin 103.
Partia Socialdemokrate do ta ketë numrin 149.
Subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin do të ketë numrin 101.
Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.