E premte, 4 Tetor, 2024

Historiku i këngës “ Mora fjalë “

Kënga “ Mora fjalë “ po na shoqëron viteve të fundit pothuajse në të gjitha evenimentet që po organizohen në Kosovë. Ajo po këndohet nga shumë artistë e po ashtu nga shumë te rinjë e fëmijë. Ajo u këndua edhe mbrëmë në ndeshjen Shqipëri – Çeki e cila ngjalli emocione të forta në stadium. Por kjo këngë ka një histori.

Në vitin 2000 kompozitori nga Shqipëria, Naim Gjoshi, e kishte punuar këngën me kërkesën e këngëtarit, Qazim Beka nga Tica e Skënderajt. Kompozitori Gjoshi kishte shkruajtur tekstin e këngës me titull origjinal “ Çou Adem “ dhe muzikën, ndersa orkestrimin për herë të parë e kishte bërë Burim Krasniqi, ndersa e kishte kënduar për herë të parë këngëtari Qazim Beka në përvjetorin e tretë të Epopesë së UÇK – së në stadiumin e Prishtinës me 5 mars 2001.

Shkurte Fejza aty e dëgjon për herë të parë këngën nga këngëtari Beka dhe fascinohet nga ajo. Menjëherë kishte angazhuar bashkëpunëtorët e saj të cilët pas shumë përpjekjeve arrijnë që ta marrin këngën nga Qazim Beka, me kushtet që t’ia shesin albumin e tij, ta përdor këngën vetëm për album ( audio – kasetat e asaj kohe ) jo për paraqitjet televizive dhe kushtin tjetër që këngëtari Beka ta këndoj i pari këngën në emisionin e atëhershëm “ Telebingo “ të udhëhequr nga Naim Abazi. Por pasi mori këngën Shkurte Fejza shkeli marrëveshjen dhe për shkak të lidhjeve më të forta arriti që ta këndoj e para këngën në “ Telebingo “ me titullin “ Mora fjalë “ me orkestrimin e Xhevdet Gashit dhe me disa ndryshime në tekst. Prej këtij momenti audienca e gjerë mendon gabimisht se kënga është e Shkurte Fejzës, por e verteta është se kënga është e Qazim Bekës.

Rajoni ka mësuar se producenti i parë i këngës, Qazim Beka, është duke përgatitur një padi kundrejt këngëtarës Shkurte Fejza e cila sipas tij e kishte dëmtuar reputacionin e tij me shkeljen e marrëveshjes.

Rajoni ua sjell këngën origjinale të kënduar nga këngëtari Qazim Beka me 5 mars 2001 në stadiumin e Prishtinës në Përvjetorin e Tretë të UÇK – së me titullin “ Çou Adem “.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer