E diel, 17 Nëntor, 2024

HOROSKOPI/ 17 shtator 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Sot do hapet një portë e re për ju dhe do doni të përfitoni sa më shumë. Optimizmi do ju pushtojë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje kjo e sotmja do jetë një ditë perfekte, e mbushur me dashuri, harmoni dhe paqe. Secili do bëjë për tjetrin atë që do donte t’i bënin të tjerët atij. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do keni ndonjë arritje të madhe. Në punë më shumë fat do kenë ata që punojnë në fushat industriale ose ekonomistët. Në planin financiar do keni strategji shumë të mira për ta menaxhuar më së miri situatën. Edhe shumë miq do ju kërkojnë ndihmë.

Demi

Sot do jeni si të përhumbur dhe do ju duhet t’ua përsërisin disa herë gjërat që t’i kuptoni. Nëse jeni në një lidhje partneri do dyshojë për mënyrën sesi ju do silleni dhe do i duket sikur nuk e doni më. Flisni me të sa më parë nëse doni ta shpëtoni marrëdhënien. Nëse jeni ende vetëm lëreni veten sa më të lirë dhe mos u mundini të kontrolloni çdo gjest që do bëni. Në punë do ju duhen herë pas here pushime në mënyrë që te rikarikoheni dhe të përmbushni detyrat që do iu jepen. Financat do jenë shume delikate dhe këtë do e kuptoni më mirë kur të shihni gjendjen tuaj bankare.

Binjakët

Sot disa ëndrra do realizohen dhe do ua mbushin zemrën me gëzim , ndërsa disa të tjera do vazhdojnë të mbeten njësoj. Nëse jeni në një lidhje do ju duhen shumë pak përpjekje për ta mbajtur situatën të stabilizuar. Një fjalë e ëmbël dhe një gjest i ngrohtë nuk do ju kushtojë shumë dhe mund ta bëjë atmosferën më harmonike. Ju beqarët do i merrni gjërat me shumë qetësi dhe nuk do kërkoni asgjë me ngulm. Në punë ambicia do jetë shumë e madhe, por do preferoni që shkallët t’i ngjitni një e nga një. Me shpenzimet duhet thjesht të mos bëni çmenduri që gjendja të mbetet e mirë.

Gaforrja

Sot do i merrni gjërat me qetësi dhe nuk do kërkoni ndryshime të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do preferoni më shumë të qëndroni në shtëpi me partnerin dhe të dashuroheni sesa të dilni, të argëtoheni e të provoni gjëra të reja. Në këtë mënyrë do ndiheni edhe më të sigurt. Për ju beqarët yjet do i krijojnë të gjitha kushtet në mënyrë që të realizoni takime impresionuese. Gjithçka për ju do marrë tjetër kuptim. Në punë suksesi do vijë pa bërë përpjekje shumë të mëdha sepse keni kohë që keni përgatitur terrenin. Buxheti mund të ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë alarmante.

Luani

Hëna do kujdeset veçanërisht për ju gjatë kësaj dite. Ajo do ju nxitë të kujdeseni më shumë për veten si nga ana shëndetësore edhe nga look-u. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur gjithë ngrohtësinë dhe dashurinë e partnerit tuaj. Ai do dijë si t’iu bëjë përherë të ndiheni mirë dhe do ju surprizojë pafund. Rrahjet e zemrës do jenë të pafundme. Beqarët nuk duhet t’i humbasin shpresat deri në minutën e fundit kur do ju ndodhin edhe takimet më të veçanta. Në punë, Jupiteri do ju nxitë të bëni edhe më shumë nga sa do ju kërkohet dhe për këtë do merrni goxha vlerësime. Gjendja e parave do mbetet goxha e mirë.

Virgjëresha

Sot do jeni shumë më realistë dhe do qëndroni përherë me dhëmbë në tokë. Nëse keni një lidhje do jeni më të ndërgjegjshëm për avantazhet ë të qenit në një lidhje dhe do e shfrytëzoni çdo çast pranë partnerit. Herë duhet të dëgjoni zemrën e herë arsyen. Ju beqarët do ndesheni me persona dashakeqë dhe pa shpirt, por për fatin e mirë planetët nuk do lejojnë të bini pre e tyre. Në punë nuk do preferoni të qëndroni ulur para kompjuterit, por do jeni gjithë kohës në lëvizje. Në planin financiar do keni sukses të garantuar dhe do ndiheni shumë të qetë kur të shpenzoni.

Peshorja

Sot do jeni të motivuar dhe entuziastë. Çështjet profesionale nuk do privilegjohen shumë, ndërkohë që marrëdhënia sentimentale do favorizohet gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do shmangni çdo lloj mosmarrëveshjeje dhe në përgjithësi do jetë harmonia ajo që do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do preferoni të kaloni eksperienca të vogla dhe jo të filloni lidhje serioze menjëherë. Yjet do ju krijojnë ambientin e duhur. Në punë nuk do keni probleme të mëdha, por në tërësi do mbizotëroje qetësia. Financat nuk do jenë shumë të mira sepse do shpenzoni shuma goxha të mëdha për t’ia plotësuar qejfin vetes.

Akrepi

Sot do keni më shumë nevojë se kurrë të vlerësoheni e të lavdëroheni kështu që duhet të bëni përpjekje që të merrni gjithçka që doni. Nëse jeni në një lidhje mërzia do ju pushtojë gjithë mëngjesin, por pas orës 15:00 dielli do ndriçoje dhe do ngrohë pafund. Ju beqarët nuk duhet të dekurajoheni edhe pse mund të merrni refuzime. Nga ana tjetër mirë është të mos fiksoheni tek pamja e jashtme e personave sepse ajo nuk është gjithçka. Në punë, nëse do iu jepet një projekt shumë i madh më mire prisni pak, bëni plane e sigurohuni para se të filloni. Në planin financiar do mësoni nga gabimet e së shkuarës dhe do dini si të silleni.

Shigjetari

Do jeni shumë të drejtë sot dhe nuk do lejoni as që t’iu bëhen padrejtësi. Personat dashakeqë do i shmangni me çdo lloj mënyre. Nëse jeni në një lidhje do i thoni partnerin edhe fjalë romantike që do ja ndezin atij zemrën flakë. Ju beqarët do krijoni raporte të reja me persona shumë të këndshëm dhe do ndihen më pozitivë. Mund të mos fillojnë lidhje menjëherë, por nuk do kenë një ditë aspak rutinë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja juaj dhe do guxoni të merrni përsipër edhe projekte më të vështira se më parë. Financat do jenë goxha të mira kështu që mund ta kryeni pa frikë ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi

Shumë të këndshëm dhe komunikues sot do keni adhurimin e të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje do jeni sensualë, të dashur, shprehës dhe do krijoni një atmosferë të ngrohtë me partnerin. Ai mund t’iu surprizojë në mbrëmje atëherë kur më pak do e prisni. Nëse jeni beqarë nuk do prisni shumë gjatë për të bërë deklarata dashurie sepse personat që pëlqeni do ju ikin nga duart. Në punë do vendosni disa prioritete dhe do dini çfarë rruge të ndiqni për të arritur rezultatet më të mira. Yjet do ju favorizojnë. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë sepse nuk do e teproni asnjëherë me shpenzimet.

Ujori

Sot do udhëhiqeni nga ato që do ju thotë zemra e shpirti. Nëse jeni në një lidhje do kaloni çaste fantastike sepse partneri do ua bëjë çdo moment të jashtëzakonshëm. Do qeshni, do argëtoheni e do dashuroheni me të si asnjëherë më parë. Ju beqarët duhet të shkoni nëpër festat e organizuara nga miqtë sepse atje mund të njihni princin e kaltër. Në kompaninë ku punoni do ketë ndryshime. Një shef i ri do vendosë objektiva dhe detyra të reja për të gjithë. Bëhuni gati për gjithçka. Financat do jenë të normalizuara. Mos besoni kurrsesi tek disa individë që do ju joshin për të luajtur me lojëra fati sepse do humbni shuma të mëdha.

Peshqit

Disa çështje që kanë qëndruar në pritje deri më tani, sot do gjejnë zgjidhje. Nëse jeni në një lidhje, detyrimet profesionale apo përgjegjësitë do ju marrin më shumë kohë dhe mund ta lini disi pas dore partnerin. Organizohuni më mirë në mënyrë që kohë për gjithçka. Ju beqarët duhet të jeni më të lirshëm dhe të bëni ato gjëra që keni qejf. Në bibliotekë, në qendra tregtare apo në kinema mund të ndesheni me persona tërheqës. Në punë duhet të ndiqni çdo udhëzim që do iu jepet sepse keni për të arritur më shpejt suksesin. Financat do jenë të mira sepse kohët e fundit jeni treguar të kursyer me të gjitha shpenzimet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer