Dashi
Përgatituni për tension dhe probleme gjatë kësaj ditë. Nëse keni një lidhje yjet ka rrezik të nxitin debatet sidomos për shkak të çështjeve financiare. Do jeni herë pas here aq të ngarkuar shpirtërisht saqë mezi do merrni frymë. Nëse jeni në një lidhje tregohuni të matur dhe mos ju besoni shumë,ë personave që do iu joshin. Në punë mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa edhe sikur të mos arrini atje ku doni. Të paktën tentoni dhe guxoni. Financat mund të mos jene katastrofike, por gjendja nuk do jetë aspak ashtu si duhej të ishte. Po mundët kërkoni edhe pak ndihmë.
Demi
Ditë shumë ë paqëndrueshme ka për të qene kjo e sotmja. Në disa momente mund të ndieni gëzim në shpirt e në disa të tjera brengosje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të qëndroni më këmbë në tokë dhe të mos kërkoni gjëra të mëdha sepse partnerit do i duket vetja i padobishëm që nuk do ua plotësoje dhe mund t’iu lërë të lirë. Ju beqaret do mendoni të mos bëni ndryshime, por një takim i orëve të vona mund t’iu bëjë të ndryshoni mendim. Jeta profesionale do jete e favorizuar dhe plot arritje. Ky sektor do iu bëjë të buzëqeshni dhe të keni shpresë. Buxheti do jetë goxha i mirë për shkak të përkudjesit të treguar së fundmi.
Binjakët
Sot do jeni në humor të shkëlqyer, do qeshni gjithë kohës dhe do mundoheni të përçoni gëzim tek të gjithë. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzojeni kohën e lirë për të qëndruar me partnerin sepse afrimiteti do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme dhe do ju shtojë emocionet. Ju beqarët do jeni një tërheqje shumë të madhe për një të afërt të miqve, por do keni turp që t’ia thoni. Në punë do jetë Marsi ai që do ju ndriçojë idetë dhe do ju shtyjë të hidhni hapat e duhura. Në çdo profesion do keni sukses. Financat nuk do jene as të shkëlqyera as të këqija. Vendosni pak disiplinë me shpenzimet sepse do ju bëjë mirë.
Gaforrja
Gjatë ditës së sotme do përjetoni më shumë ndjesi negative sesa pozitive dhe buzëqeshja do ju venitet. Nëse keni një lidhje ka rrezik të zhgënjeheni nga partneri dhe do bini ne pesimizëm. Mes ju të dyve komunikimi do fillojë dalëngadalë të shkëputet. Ju beqarët lëreni veten të lirë dhe argëtojuni sa të dëshironi. Mos e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur. Në punë mund të lidhni marrëveshje me persona ose kompani të huaja çka është diçka pozitive. Financat do jenë goxha më të mira se më parë, por jo të shkëlqyer.
Luani
Urani do ndikojë shumë pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj dhe do ju bëjë të jeni të qeshur. Nëse keni një lidhje mund të bëni e mund të merrni deklarata me personin në krah. Mjedisi yjor ka për të qenë i favorshëm për gjithçka. Nëse jeni beqarë mundohuni të tregoheni më pak kërkues dhe keni për të gjetur më shumë persona të përshtatshëm. Në fund të fundit askush është perfekt dhe duhet ta pranojmë këtë gjë. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer. Do keni ide fantastike si të arrini më lart dhe do ja dilni t’i realizoni. Për të stabilizuar financat do luftoni aq fort saqë nuk e kishit menduar ndonjëherë, por në fund ama do arrini rezultatet e shumëpritura.
Virgjëresha
Shenja juaj do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe nuk do reshtni së buzëqeshuri. Për ju që keni një lidhje pritet një ditë e animuar. Marrëdhënia me partnerin do konsolidohet edhe më shumë dhe do mbizotërojnë emocionet pozitive. Nëse jeni beqarë më mirë të mos hidhni asnjë lloj hap sot sepse mund të lëndoheni pamase. Për punën është dita ideale për të reaguar e për të vepruar. Planetët do iu japin një forcë të paimagjinueshme. Financat do përmirësohen falë një promocioni që do merrni nga një projekt i rëndësishëm.
Peshorja
Falë mbështetjes së yjeve sot do jeni shumë më të hapur dhe më të dashur me ata që ju rrethojnë. Do e keni të lehtë të dilni nga situatat delikate dhe mund të filloni edhe projekte të reja në fushat e tjera. Nëse keni një lidhje do e keni më të lehtë të flisni hapur për çështje delikate dhe më në fund do arrini t’i zgjidhni. Ju beqarët do jeni më të bindur se personat që keni takuar së fundmi ju përshtaten më mirë kështu që mund të hidhni hapa. Në punë do dini të hidhni hapat e duhura dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë pavarësisht lodhjes dhe pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do jetë shumë më i mirë se dje.
Akrepi
Yjet do iu japin energjinë e duhur gjatë kësaj dite që ju të shkëlqeni sa më shumë. Financat do jenë edhe më të favorizuara. Gjendja do përmirësohet papritur dhe mezi do e besoni që do jeni në realitet. Nëse keni një lidhje do qëndroni më shumë kohë me partnerin, do e dashuroni atë pa dorashka dhe për gjithçka do bashkëpunoni fort. Edhe ju beqarët do jeni magnetikë dhe do tërhiqni cilindo person që i keni vënë syrin. Jeta profesionale nuk do jetë perfekte, por do lidhni kontakte me disa persona që shumë shpejt do ju ndihmojnë të arrini atë që keni ëndërruar.
Shigjetari
Prezenca e Marsit në qiellin tuaj mund t’iu bëjë goxha impulsivë sot. Mund të merrni edhe vendime të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje do e gënjeni për çdo gjë atë që keni në krah dhe kjo ka për ta tensionuar akoma edhe më shumë situatën. Ai që keni në krah nuk do ketë më besim tek ju dhe do e shohë me dyshim të ardhmen së bashku. Ju beqarët mund të pëlqeni një person dhe do bëni sakrifica vetëm për të arritur ta bërë për vete. Në punë nuk do koordinoheni si duhet me kolegët që keni në grup dhe nuk do ja dilni të arrini në kohë ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Bricjapi
Nëse nuk bëni asnjë çmenduri dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë nuk do keni asnjë problem sot. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Nëse jeni beqarë nuk do keni fat në dashuri kështu që do jetë e kotë që të tentoni të joshni. Në punë më mirë sigurohuni mirë para se të veproni në mënyrë që mos gaboni e mos lëndoheni. Saturni do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar në këtë sektor. Gjendja do mbetet e mirë.
Ujori
Ditë shumë e bukur ka për të qenë kjo e sotmja. Do ju ndodhin shumë gjëra interesante që do ua mbushin zemrën. Ju që jeni në një lidhje do gjeni mënyra nga më të ndryshmet për t’i treguar partnerit sa shumë e doni dhe ai do ndihet më së miri. Ata që kane kohë bashke mund të marrin edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të pare, por nuk do ju mungojnë njohjet që shume shpejt do shndërrohen në diçka më shumë. Në punë do jeni energjikë dhe nuk do ndaleni asnjë moment për të bërë ato që keni planifikuar. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.
Peshqit
Pak diplomaci më shumë nuk do ju bëjë keq sot si në planin familjar ashtu edhe në atë sentimental dhe profesional. Nëse keni një lidhje tregoni ato që ndieni dhe flisni për gjërat që ju shqetësojnë. Duke parë përpjekjet dhe dëshirën tuaj të mirë partneri mund të ndreqë gabimet dhe mund t’iu plotësojë dëshirat. Nëse jeni beqarët pranoni të dilni me dikë, por mos jepni menjëherë fjalën. Në punë do jeni shumë të saktë, të kujdesshëm dhe do i mbroni të drejtat tuaja. Askush nuk mundet dot t’iu shkelë sipër. Sektori i financave do përmirësohet jashtëzakonisht falë një shpërblimi që do merrni.