E premte, 29 Nëntor, 2024

Horoskopi ditor: E martë 26 dhjetor

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Dita e martë do të jetë një ditë e mundimshe. Nëse mundeni, bëni një pushim në punë. Mos u shqetësoni, përndryshe ditët tjera të javës do jenë fantastike.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të martën do keni një ditë pozitive dhe relaksuese në të gjitha sferat, nga puna në sentimentale. Ardhja e Hënës në shenjën tuaj nga martja do të sjellë besim në marrëdhëniet romantike.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të martën çdo gjë do të kalojë sipas afateve të zakonshme. Mos u shqetësoni, gjërat së shpejti do të marrin një rrjedhë më të mirë, veçanërisht duke filluar nga e martja, dita në të cilën do të keni një shans të shkëlqyer për të realizuar qëllimet tuaja.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të martën do të jetë një ditë e qetë, por mos e festoni shumë shpejt, një javë e vështirë po fillon. Prit. Në orët e ardhshme do t’ju duhet të bëni kujdes maksimal në menaxhimin e çdo problemi.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
E marta do të nisë mbarë, por përkeqësimi është afër. E enjtja dhe e diela do të jenë të ngarkuara. Jini të zënë si në punë ashtu edhe në jetën tuaj private.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Këto janë ditë spektakolare për ju dhe do të jenë deri në fillimin e vitit të ri, i cili tashmë është pranë nesh. Me pak fjalë, gjëra të mira në dashuri dhe në punë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Ju presin ditë të mrekullueshme në të cilat të pushoni dhe të festoni fillimin e vitit të ri, i cili tashmë është pranë nesh. Vetëm disa dyshime aty-këtu, por asgjë për t’u shqetësuar. Guxim! Gjithçka do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dita e ardhshme nuk do të jetë e gjitha me trëndafila dhe lule siç shpresoni. Lidhjet emocionale si miqësitë apo dashuria favorizohen ndërkohë që gjërat do jenë pak më keq në punë. Mbajeni edhe pak. Viti i ri do të sjellë lajme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do të ketë lajme të mira për ndjenjat tuaja por edhe në punë. Por dita më e mirë do të vijë më vonë, të premten, falë hyrjes së Marsit në shenjën tuaj, do të keni një avantazh. Mundohuni të shikoni të ardhmen me besim të madh.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Do të përjetoni një ditë qe nuk është tamam emocionuese në aspekte të ndryshme. Mundohuni të jeni shumë të përqendruar sidomos kur bëhet fjalë për punën. Guxoni dhe besoni.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Për ju po vijnë ditë që nuk janë tamam emocionuese dhe karakterizohen nga shumë ulje-ngritje. Por përpiquni të mos e humbni durimin… Kafshoni gjuhën para se të flisni dhe të shkaktoni debate…

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ju jeni duke përjetuar një javë vërtet pozitive, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet romantike, marrëdhëniet familjare dhe miqësitë falë hyrjes së Hënës në shenjën tuaj. Me pak fjalë, është koha për të bërë një hap të madh përpara në marrëdhënie. Lajm i mirë edhe për punën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer