E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Horoskopi i datës 19 tetor 2023

Dashi

Hëna dhe Urani do ndikojnë mjaft në jetën tuaj dhe do ua bëjnë gjërat më të thjeshta. Për ju të dashuruarit Jupiteri do jetë planeti më i favorshëm i sistemit tuaj diellor, i cili do e mbrojë dhe do e favorizojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift. Ju beqarët do ndiheni plotësisht të qetë dhe te kthjellet. Ata do hedhin hapat e duhura qe jeta t’iu ndryshoje rrënjësisht. Në punë mos u tregoni individualistë sepse do bëni gabime të pafalshme. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa dhe do ndiheni akoma më të qetë. Financat ndryshe nga sa mund ta mendoni do jenë goxha të favorizuara. Kryejini pa frikë të gjitha shpenzimet që kishit menduar.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni më optimistë dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Do jeni edhe më të hapur. Për ju të dashuruarit, për fat të mirë, jeta sentimentale do jetë shumë herë më e animuar. Nuk do e gënjeni më për asgjë partnerin tuaj, do i qëndroni besnikë atij dhe mund të mendoni më tepër edhe për të ardhmen. Ju beqarët mund të filloni më në fund një lidhje e cila do iu emocionojë gjatë gjithë kohës. Në punë do jeni edhe më të duruar kështu që pak e nga pak keni për të arritur atë që doni. Buxhetin do e mbani nën kontroll dhe nuk do keni as problemin më të vogël në këtë sektor.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do bëni çfarë të doni dhe si të doni prandaj mundet edhe të gaboni. Ju të dashuruarit, po u treguat të arsyeshëm dhe po ruajtët një marrëdhënie më të mirë me partnerin, lidhja me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nëse jeni beqarë do entuziazmoheni më shumë nga sa duhet pas një takimi që do realizoni dhe ka rrezik të hidhni hapa të pamenduara mirë. Në punë do jeni luftarakë dhe të pandalshëm. Edhe sikur t’iu dalin pengesa dhe vështirësi, ju nuk do dorëzoheni lehtësisht. Financat do jenë të shkëlqyera dhe do i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet dhe investimet e mëdha.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak vendosmëria dhe kjo gjë do ju ndihmojë pamasë. Nëse keni një lidhje, çdo gjë që do dëshironi yjet do ua plotësojnë. Do ndiheni me fat dhe emocionet do shumëfishohen sidomos pas drekës. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Sot nuk do jete dita e tyre më me fat. Në punë përfitoni nga personat që do iu afrohen për të lidhur kontrata të reja shumë më fitimprurëse se ato që keni. Buxheti do jetë i mirë, por për të bërë investimet e menduara më mirë prisni edhe pak. Ditët e mëvonshme do jenë të favorizuara.

Luani

Shumë gjëra do qarkullojnë në mendjen tuaj gjatë kësaj dite. Shpesh do ndiheni të ngarkuar psikologjikisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me ngjarje të rëndësishme. Do jeni më të hapur me partnerin dhe më në fund do vendosni edhe disa pika mbi “i”. Sido që të shkojnë gjërat pas pak ditësh do ndiheni më të çliruar. Ju beqarët do mbështeteni nga miqtë e ngushte dhe do e gjeni më në fund një person të përshtatshëm. Në punë do shihni se jo të gjithë kolegët ju duan të mirën. Mundohuni të tregoheni më të largët dhe më të fshehtë me veprimet që keni ndërmend të bëni. Financat nuk do jenë aspak të mira. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të mësoni pikëpamjet e të tjerëve dhe kjo do iu turbullojë disi mendimet. Nëse keni një lidhje, në orët e para të mëngjesit do ndiheni të qetë, por pas mesdite situata do ndryshojë tej mase. Do mësoni disa gjëra të gabuara që ka bërë partneri dhe do debatoni shumë ashpër me njëri-tjetrin. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak për të kërkuar dashurinë sepse sot nuk është aspak momenti i përshtatshëm. Në punë do kuptoni se keni bërë mjaft gabime dhe do mundoheni të zgjidhni gjithçka sa më parë të jetë e mundur. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Peshorja

Sot do jeni të qetë deri në momentin që dikush t’iu kundërshtojë hapur. Vetëm ashtu nuk do e përmbani dot veten. Për ju që keni një lidhje, e sotmja do jetë mjaft sharmante. Do argëtoheni e do dashuroheni pafund me atë që keni në krah. Ju beqarëve do ju krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që të realizoni takimet e ëndrrave dhe të gjeni dashurinë. Në punë tensioni do jetë i madh deri në mesditë, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju të ndaleni. Në planin financiar fati do jetë sërish me ju dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mundohuni vetëm të mos jepni hua.

Akrepi

Ankthi i mëparshëm nuk do ekzistojë më gjatë kësaj dite dhe ju do merrni frymë më lirisht. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë jo vetëm e bukur, por edhe e mbushur me shumë pasion. Në çdo moment do përjetoni emocione të forta. Ju beqarët do takoheni rastësisht në ambiente pune me disa persona dhe do ndiheni mirë pranë tyre. Tani për tani do keni vetëm një marrëdhënie shoqërore. Në punë do vlerësoheni mjaft për mënyrën tuaj të të vepruarit dhe mund të merrni edhe propozomë akoma më të rëndësishme. Financat do përmirësohen falë një shpërblimi në punë.

Shigjetari

Do jeni shumë solarë gjatë kësaj ditë dhe çdo gjë do e shihni me pozitivitet. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe jo fort të mirë, gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do fillojnë të stabilizohen. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do kërkoni falje me mënyrat e duhura. Ju beqarët do keni plot takime, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do i ndreqni disa gabime që keni bërë më herët. Tashmë ndiheni edhe vetë më të pjekur. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e të afërmve dhe miqve prandaj nuk do gjendeni në vështirësi.

Bricjapi

Ditë mjaft dinamike dhe e mbushur me ngjyra ka për të qenë kjo e sotmja. Për ju që keni një lidhje, Marsi do jetë planeti që do iu bëjë më të logjikshëm dhe do ju ndihmojë t’i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie prej të cilave duhet të përfitoni gjithë kohës. Në punë do jeni vizionarë dhe do bëni gjëra që do i habitin eprorët. Pa dyshim që keni për të marrë goxha shpërblime për këtë gjë. Financat nuk do jenë shumë të mira, kështu që në disa momente do ju duhet edhe të kërkoni lek borxh për të kryer shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Do mundoheni fort ta kontrolloni veten gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni aspak gabime. Jeta juaj ne çift do ketë me shume gjallëri dhe alegri sot. Nëse keni një lidhje, rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mirë. Nëse jeni beqarë do kërkoni vetëm emocione të forta dhe do jeni gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ju e rëndësishme është të mos ndiheni vetëm dhe të buzëqeshin gjithmonë. Në punë do viheni në provë. Nëse do ja dilni me sukses keni për të marrë edhe më shumë vlerësime. Bëni kujdes me çdo hap që do hidhni. Për te menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave të familjareve.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni në humor shumë të mirë dhe do jeni të gatshëm të ndërmerrni edhe rreziqe për ta ndryshuar për mirë çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, qielli i dashurisë do ndriçohet gjatë gjithë kohës nga Dielli. Do ndiheni mjaft mirë në çdo moment dhe emocionet do jenë akoma më të forta se më parë. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët duhet t’i mendoni gjërat m më shumë seriozitet pasi në të kundërt do lëndoheni. Në punë duhet të ecni vetëm me plane që të mos gaboni, në të kundërt gjërat do marrin tatëpjetën. Perspektivat financiare duken goxha të mira kështu që shfrytëzojini sa më tepër këtë ditë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer