E martë, 26 Nëntor, 2024

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi

Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni në një lidhje gjërat do fillojnë të bëhen edhe më serioze e do filloni të mendoni për fejesa, martesa, bashkëjetesa ose fëmijë. Çdo moment do jetë i bukur. Ju beqarët do largoheni nga disa persona që keni pëlqyer dikur dhe do filloni të kërkoni një njeri me vlera dhe të sinqertë. Po bëtë shumë përpjekje mundet edhe të keni rezultatet e para. Në punë do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet dhe do ndiheni edhe më krenarë për veten. Shpenzimet do i kryeni me më shumë vrull dhe kjo do ju rrezikojë.

Demi

Hëna do ju ndihmojë mjaft me projektet që do keni nëpër duar, do jeni më në humor dhe gjithçka do ju funksionoje si duhet. Venusi, duke kundërshtuar edhe gjithë planetët e tjerë, do iu sjellë më shumë bashkëpunim në çift. Për pasojë dita pritet të jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Për ju beqarët, dashuriçkat do jenë më të shumta se çdo herë tjetër. Edhe pse nuk do filloni një lidhje serioze kënaqësia do jetë e madhe. Puna do ecë goxha përpara dhe do sjellë përfitime në të ardhura. Do ndiheni mirë për arritjet. Paratë do jenë goxha më të mira dhe do mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër pa e vrarë shumë mendjen.

Binjakët

Sido që të jetë gjendja e jetën tuaj sot do jeni më të haur dhe të gatshëm për t’u mirëkuptuar më të gjithë. Nëse keni një lidhje të dy me partnerin do bëni çmos që ta përmirësoni situatën në çift. Edhe pse do keni shumë për të bërë, Venusi do ua lehtësojë paksa gjërat. Nëse jeni ende beqarë, do jeni me ëndërrimtarë se kurrë dhe do e presin princin e kaltër t’iu bjerë nga qielli. Ky do jetë një gabim i madh. Po nuk kërkuat vetë nuk keni për ta gjetur asnjëherë. Në punë duhet të merrni iniciativa për t’i kaluar të gjitha pengesat që do ju dalin para. Ju mund t’ia dilni mbanë. Për sektorin financiar nuk do keni nevojë të shqetësoheni sepse ai do jetë i mirë. Gjithsesi tregohuni te matur me shpenzimet.

Gaforrja

Përgatituni shpirtërisht për një ditë shumë ndryshe sot dhe të mbushur me caste fantastike. Neptuni, ai që kujdeset më shumë për ndjenjat dhe planeti i romantizmit, do iu bëjë më euforikë ju të dashuruarve. Mos hezitoni as të bëni ndonjë projekt për të ardhmen sepse gjithçka do privilegjohet. Nëse jeni vetëm, papritur, në një moment që nuk e prisnit, do gjeni shpirtin binjak. Mos i thoni jo nëse ai iu kërkon një takim. Në punë nuk do ju mungojë aspak motivimi për të ecur përpara. Në planin financiar do keni shumë fat. Menaxhojeni mirë buxhetin dhe e nesërmja ka për të qenë akoma më e mirë.

Luani

Sot do i kushtoni rëndësi të madhe jetës tuaj sociale dhe aspak profesionale. Nëse keni një lidhje Dritare.net parashikon një ditë të këndshme, por pa ndonjë pasion të jashtëzakonshëm. Të paktën nuk do keni debate dhe probleme serioze. Ju beqarët duhet të merrni kurajën dhe t’i shprehni ndjenjat para se dikush tjetër t’ua kalojë. Mos e lini t’iu ikë nga duart personi që pëlqeni. Në punë do keni zhvillime shumë të rëndësishme dhe kjo do jetë një arsye për të pranuar edhe një propozim që iu është bërë më parë. Në planin financiar duhet të mundoheni thjesht të mbani ekuilibrin, jo të keni përmirësime.

Virgjëresha

Venusi do ju ndihmojë ta shikoni jetën me optimizëm sot. Do jeni në humor dhe do e keni më të lehtë komunikimin me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë të vëmendshëm dhe të përkujdesur me partnerin. Marrëdhënia juaj do jetë e shkëlqyer dhe do ju mbushë me optimizëm. Ju beqarët do e adhuroni lirinë dhe pavarësinë që keni prandaj nuk do bëni asgjë hap për ta ndryshuar. Në punë sjellja e disa bashkëpunëtorëve do ju acarojë, por duhet të duroni. Vetëm ashtu keni për të arritur atë që doni. Financat do jenë shumë më të mira se më parë.

Peshorja

Sot duhet thjesht ta kontrolloni më shumë veten në mënyrë që gjërat t’iu ecin mirë. Hëna do të nxitë instinktin e pronësisë në çift. Do kërkoni të drejtat tuaja në planin sentimental dhe do jeni edhe shumë xhelozë. Kujdes mos e teproni. Për ju beqarët nuk pritet asgjë e veçantë gjatë kësaj dite. Bëni durim sepse përndryshe vetëm sa do mërzitni veten. Në pune do keni shumë ambicie, por do ju duhet më shumë këmbëngulje dhe pa nxitje nga të tjerët. Financat do Jenë të ekuilibruara. Nuk do fitoni në ndonjë lotari, por edhe nuk do rrezikoni asgjë. Kujdes vetëm nga Plutoni i cili do iu shtyjë te shpenzoni më shumë.

Akrepi

Sot do bëni të pamundurën për të krijuar një ditë sa më harmonike dhe nuk do ju mbani më mëri as atyre që ju kanë bërë keq. Jeta juaj në çift pritet të jetë shumë e bukur. Gëzimi juaj do të reflektohet kudo. Mos harroni se dashuria është si një lule e brishtë për të cilën duhet të kujdeseni me delikatese. Për ju beqarët do të fillojë lumturia. Ju pret një takim shumë i bukur gjatë të cilit do takoni shpirtin tuaj binjak. Në punë duhet të jeni të duruar sepse po u nxituat keni për të pasur probleme shumë më të mëdha nga më parë. Financat do mbrohen mjaft nga planetët. Disa prej jush mund të kenë edhe shtim të të ardhurave.

Shigjetari

Mërkuri dhe Plutoni do kundërshtojnë njëri-tjetrin sot dhe mund t’iu bëjnë edhe ju të paqartë. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’iu bëjë pak xhelozë. Ju beqarët duhet të ndryshoni paksa mënyrën tuaj të joshjes dhe duhet të tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni më shumë sukses në këtë mënyrë. Në punë do jeni të papërqendruar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Kujdes sepse po vazhduat kështu do përballeni me probleme. Ditë plot diell edhe për sektorin financiar. Bëni ato shpenzime që kishit planifikuar pa u stresuar.

Bricjapi

Marsi nuk do ndikojë shumë pozitivisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu nxitë të futeni edhe nëpër debate. Reflektoni dhe mundohuni ta komandoni veten sepse gjërat mund t’iu ndërlikohen. Nëse jeni në çift duhet të bëni kujdes nga ndryshimet e humorit. Kjo mund të ndikojë tek lidhja juaj. Mundohuni edhe të mos provokoni xhelozinë e partnerit. Ju beqarët do tërhiqeni shumë pas dikujt sot dhe do shpenzoni shumë lek për të qëndruar pranë tij apo për t’i tërhequr vëmendjen. Në punë do keni ide shumë të mira dhe do ia dilni mbanë të realizoni disa nga projektet që keni bërë më herët. Me financat do keni fat, por gjithsesi mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet.

Ujori

Nëse kohët e fundit jeni përballur me zhgënjime, sot situata do jetë e njëjtë dhe do jeni të mërzitur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë e tensionuar. Do mundoheni të impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ndryshoni taktike sepse do keni probleme më të mëdha. Ju beqarët do jeni shumë joshës, por përsëri nuk do keni më shumë sesa një aventurë. Edhe në planin profesional do jetë një dite e zakonshme. Po nuk u treguat më luftarake do mbeteni shumë mbrapa. Për sa iu përket financave, nuk duhet të merrni sot asnjë vendim të rëndësishëm. Qëndroni më vigjilentë se më pare dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

Sot do reflektoni gjatë dhe do vendosni të bëni disa ndryshime të ecurisë së jetës vetëm që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Dashuria do shkoje për mrekulli. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë e qetë dhe sensuale, ndërsa ju beqarët do keni një takim shumë të këndshëm. Kujdes nga Jupiteri dhe Saturni të cilët mund t’iu bëjnë më naivë dhe më tepër romantikë sesa duhet. Mos ëndërroni shumë, por tregohuni realistë. Në punë duhet të bashkëpunoni me shumë me të tjerët që t’ia dilni. Edhe sikur disa të jenë mendjemëdhenj, mos ua vini shumë veshin, por ecni përpara. Në planin financiar nuk do keni probleme. Tregohuni pak më të matur dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer