E diel, 17 Nëntor, 2024

“Hortikultura” e Prishtinës e pa qasshmë për media dhe dyshimet për keqperdorim me tender !?

Ndërmarrja publike komunale e Prishtinës “Hortikultura” është ndërmarrja që si duket bënë veç propagand dhe përdoret nga disa veç për propagand në facebook.

Rajoni edhe pas një jave tentimesh nuk ka arritur të bie në ndonjë komunikim zyrtar me këtë ndërmarrje.

Ndërmarrja qe nuk ka website zyrtare, ka vetëm një faqe në facebook me një numer kontakti, por qe e para nuk kthen pergjigjje kurse e dyta nuk është e qasshme.

Portali rajoni.org, poashtu ka kërkuar ndihme për të gjetur rruge komunikimi me këtë ndërmarrje edhe nga Komuna e Prishtinës, mirëpo të gjitha emailet dhe numrat e dhënë, sërish ishin të pa qasshme.

Tentimi i rajonit për të komunikuar me këtë ndërmarrje, vie pak ditë pas hulumtimit të Organizata Demokraci Plus e cila ka identifikuar disa shkelje në tenderë; përkatësisht edhe një në ndërmarrjen në fjale.

Sipas këtij raporti të D+, Ndërmarrja publike lokale Hortikultura, ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik që nuk ka plotësuar kërkesat në dosje të tenderit, rrjedhimisht ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik të papërgjegjshëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer