E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Hoti thotë se paratë e Qeverisë për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike shkojnë tek KEDS-i

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se paratë që Qeveria i ka ndarë për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike shkojnë tek KEDS-i.

“Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike”.

“Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve. Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë Hoti në rrjetin social Facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer