Pas lajmeve të fundit për rastet e vetëvrasjeve në Skenderaj, imami i qytetit, Dr. Elbasan Xani, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë, duke bërë thirrje për reflektim shoqëror dhe rikthim tek vlerat e besimit.
Në një reagim publik, ai tha se vetëvrasja nuk ka qenë pjesë e traditës së popullit drenicas, i cili ka ditur të qëndrojë edhe në kohët më të vështira të varfërisë, shtypjes e luftës.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të forcojnë lidhjen me Zotin, duke theksuar se vetëm besimi i fortë mund t’i largojë mendimet e errëta që çojnë drejt kësaj rruge.
Postimi: