Thursday, July 24, 2025

Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë

Hoxha Osman Musliu është deklaruar lidhur me Kishën e Llapushnikut në Drenas, ku po bëhen konvertimet e shqiptarëve të Kosovës në katolikë.

Ai ka deklaruar në Kanal 10 se nuk preferon ta quajë fare kishë por “objekt i fesatit”.

“Nuk i them kishë. Objekt i Llapushnikut. Se ai është objekt i fesatit. Për fesat u nis. Fesat po bën”, ka deklaruar ndër të tjera.

Musliu është deklaruar edhe për Lëvizjen e Deçanit, të cilën e ka quajtur ekstremiste.

“Kjo Levizja e Deçanit është ekstremiste. Nuk është në rregull me ia fy besimin dikujt tjetër”.

Hoxha Musliu ka thënë se e kundërshton wahabizmin si rrymë ekstreme, duke e quajtur si “kancer i islamit”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer