Mediat lokale të Istogut kanë raportuar se sot ka vdekur një burrë i cili para disa ditësh u aksidentua në vendin e punës.
Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc, nuk mundi t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda.
Rasti për Klankosova.tv u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike. Dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës.
Ata kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.