Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se doktori vdiq pasi vetura e tij u vetaksidentua dhe përfundoi jashtë rrugës.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, ka deklaruar Kelani.
Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë i doktorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Doktori njihej për profesionalizimin e tij të lartë dhe gëzonte respekt të madh nga qytetarët.