Ka ndërruar jetë djali i axhës së Hysni Gucatit, Brahim Gucati nga fshati Marinë e Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Një njeri i urtë dhe i dashur për të gjithë, Beahimi ishte i njohur për vlerat e tij të larta morale dhe njerëzore.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
“Të dashur familjar, miq dhe të afërm sot na la mixha ynë Brahim Gucati në moshën 87 vjeçare, varrimi sot në orën 17:00 në varrezat e Fshatit Marinë afër kompleksit memorial të dëshmorëve!”, thuhet në njoftimin e tyre.