Tuesday, June 24, 2025

Hysni Gucati viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka qëndruar sot për vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Përmes kësaj vizite, Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL UÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik.

Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, ka thënë ai.

Kryetari i OVL e UÇK-së ka thënë më tej se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer