Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Skenderajt, Hysni Mehani, ka prezantuar Ilir Seferin si pjesë të listës fituese të kësaj partie, me numrin 25, shkruan rajoni.org.
Mehani tha se Seferi, i cili që në moshë të hershme kishte emigruar në Gjermani dhe është bërë sipërmarrës i suksesshëm atje, ka zgjedhur të kthehet në vendlindje për të sjellë përvojën dhe idetë e tij për zhvillimin e Skenderajt.
Sipas Mehajnit, Ilir Seferi kishte pasur ofertë nga partia gjermane CSU në qytetin e Augsburgut, por ai vendosi të garojë në Skenderaj për të kontribuar me investime konkrete për qytetin.
Postimi:
Ilir Seferi është kandidati ynë me numër 25 në listën tonë fituese.
Iliri që në moshë të hershme kishte shkuar në Gjermani ku atje është bërë një sipërmarrës shumë i suksesshëm, dhe tash, garon me listën tonë për të sjellur idetë konkrete, përvojën gjermane dhe investimet e nevojshme për qytetin tonë.
Iliri kishte ofertë nga CSU për qytetin Augsburg-ut, por ai zgjodhi vendlindjen – Skenderajn.
Motoja e Ilirit për këtë fushatë është: Asnjë shtëpi pa ujë! Asnjë i ri pa shpresë! Qeshu rini qeshu – është kënga që dëgjohet në postimet e Ilirit në sfond.
Bashkë me Ilirin!
Bashkë me Lëvizjen!
Bashkë për Skënderajn!
105✔️
25✔️