Anëtarit të Kuvendit Komunal të Skënderajt nga radhët e VV-së, Hysni Mehanit, MAPL-ja ia ka konsideruar me të drejtë edhe një ankesë tjetër kundër vendimit të Komunës së Skënderajt, raporton portali Rajoni.org.
Mehani ishte ankuar në këtë Ministri në lidhje me ndryshimin e kontratës administrative për ndërtimin e një objekti banesor me koncesion.
Mehani kishte hulumtuar dhe me ç’rast e kishte gjetur se në nënet të cilat thirreshin komunarët në marrjen e këtij vendimi ishin të paligjshme.
MAPL-ja ka marrë vendim kundër Komunës së Skënderajt, dhe iu ka drejtuar me kërkesë kryetarit të kësaj komune për rishqyrtim të vendimit në fjalë.
Për detaje dokumenti i plotë: