E enjte, 14 Nëntor, 2024

I akuzuari për tentim vrasjen e gazetarit nuk pranoi fajësinë në gjykatë

Arsim Limani, i akuzuari për vrasjen e rëndë në tentativë ndaj redaktorit të RTK-së Alban Selimi dhe familjes së tij, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës, për akuzën që i ka vënë në barrë prokuroria.

Megjithatë, ai ka pranuar kryerjen e veprës, shkaktimin e zjarrit. Kështu, Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin Limanit.

I akuzuari Arsim Limani ka kërkuar nga gjykatësja Medije Bytyqi shqyrtimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak, edhe përmes dorzanisë, por gjykata e ka kundërshtuar kërkesën e tij, duke e lënë edhe më tutje në paraburgim.

Limani, gjatë seancës i ka kërkuar falje disa herë palës së dëmtuar Alban Selimi, por që akoma nuk i ka shfaqur para gjykatës motivet e kryerjes së veprës për të cilën po akuzohet. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar me datë 6 nëntor 2023.

Ndryshe vrasje e rëndë e mbetur në tentativë është aktakuza e Prokurorisë e ngritur ndaj A.L., i cili sipas aktakuzës, përmes zjarrit të vënë në shtëpinë e redaktorit të redaksisë hulumtuese të RTK-së Alban Selimi, ka synuar vrasjen e tij dhe familjarëve të tij. A.L., është një person me të kaluar kriminale, i cili ishte dënuar edhe dy herë më parë për vepra të rënda penale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer