E premte, 15 Nëntor, 2024

I arratisuri për vrasjen e Florim Zeqirit në Mitrovicë dyshohet se ka ikur drejt Turqisë

Mitrovica është tronditur mëngjesin e 20 shtatorit, nga një ngjarje tragjike, ku mbeti i vrarë një person pasi u qëllua me armë zjarri, në qendër të qytetit.

Një javë ka kaluar një javë që nga akti kriminal, ku i dyshuari për vrasjen nuk është arrestuar ende.

Viktima ishte 45-vjeçari, Florim Zeqiri, ndaj të cilit, tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Valdrin Salihu kishte shkrepur gjashtë plumba.

Një ditë më vonë, policia identifikoi personin e dyshuar, që ishte 33 vjeçari, Valdrin Salihu. Madje, policia e shpalli në kërkim të dyshuarin, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se ai është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.

“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin”, kanë thënë nga Prokuroria.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer