Arben Karaqa, një emër i njohur në sportin lokal në Vushtrri, do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai është djali i Veli Karaqës, i cili në fillim të viteve ’90 ishte një nga themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri. Me formim ushtarak dhe angazhim të hershëm politik, Veli Karaqa ka qenë i përfshirë në aktivitetet politike të kohës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur përfshirjen e Arbenit në listën zgjedhore, duke e lidhur këtë me vazhdimësinë e angazhimit politik në familjen Karaqa.
LDK e ka cilësuar pjesëmarrjen e tij si pjesë të një tradite që, sipas partisë, bart vlerat e përkushtimit ndër breza