Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Malishevës në një procedura të prokurimit ka shpallur fitues Kompani që nuk i ka plotësuar kriteret e vendosura në tender, shkruan rajoni.org.
Sipas ZKA’së në procedurën e prokurimit për kontratën “Spërkatje nga toka e zonave endemike nga ethet hemorragjike”, në vlerë 59,975€, grupi i operatorëve ekonomik fitues, nuk kishte bashkangjitur në dosjen e ofertës, lejen valide për importimin dhe përdorimin e produkteve biocide.
ZKA ka konstatuar se OE kishte ofruar lejen e njejtë të lëshuar nga MMPHI më 07.06.2022, me vlefshmëri një vjeçare, por që e njëjta nuk ishte valide për këtë proces.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) i ka dhënë Opinion të kualifikuar Komunës së Malishevës në Raportin e auditimit për Pasqyrat financiare për vitin 2024.
Raporti ka rezultuar me 14 Rekomandime: nga to 14 Rekomandime të reja, 10 të përsëritura.