E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

I dyshuari në Mitrovicë për shkaqe xhelozie rrah brutalisht bashkëshorten, ia thyen dy dhëmbë

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. E për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime të rënda dhe dërgohen në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Me dhunë brutale nga bashkëshorti i saj, është përballur gjatë ditës së djeshme edhe një 26-vjeçare në Mitrovicë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë vetë viktima ajo e cila ka denoncuar rastin në Polici, ku është paraqitur në stacion policor në gjendje të rënduar fizike si pasojë e lëndimeve që kishte marrë gjatë sulmit nga bashkëshorti.

Bazuar në dëshminë e saj, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për shkaqe xhelozie, e që më pas 34-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, duke e goditur brutalisht viktimën.

Ajo është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se viktima ka dy dhëmbë të thyer.

Ndërkohë i dyshuari është në kërkim nga Policia, pasi që i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa viktima bashkë me katër fëmijët, për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer