Friday, November 28, 2025

I dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares vushtrriase në arrati, policia i gjen armë e fishekë në shtëpi

Veriu.info ka raportuar mbrëmë për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri, e cila dyshohet se nuk ka qenë cak nga sulmuesi.

Në lidhje me rastin policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferat Novolani” rreth orës 20:15, të cilën e klasifikuar si vrasje të rëndë në tentativë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur)”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Policia bën të ditur se i dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë”, përfundon raporti i policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer