Friday, August 22, 2025

“I dyti rast brenda 48 orësh”, Hajnat thyejnë tjetër xhami në Skenderaj, pamje nga vendi i ngjarjes

Rastet e vandalizmit të xhamive në Skenderaj nuk kanë të ndalur. Kësaj rradhe, sot cak i hajnave ka qënë edhe xhamia në fshatin Burojë të Skenderajt, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer derën e xhamisë dhe kanë vjedhur të gjitha paratë nga kasaforta e bamirësisë, shkruan rajoni.oth.

Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve. Kujtojmë që rajoni dje ka raportuar edhe për thyerjen e xhamisë në fshatin Rezallë të Skenderajt. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj.

“Me shqetësim të thellë kemi marrë njoftimin se sot është vandalizuar xhamia në fshatin Burojë, ku autorët kanë hyrë në Xhami nga dera kryesore dhe në mënyrë të ulët e tinzare kanë vjedhur arkën e xhamisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bashkësia Islame e Skenderajt ka kërkuar nga institucionet kompetente që të zbardhin sa më shpejt rastin dhe autorët të përballen me drejtësinë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer