Një rast tragjik ka ndodhur në Viti.
Atje të hënën një 21-vjeçar kishte goditur pesë persona në park, e fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Si rezultat, rasti u kualifikua si vrasje e rëndë.
Raport Shtesë:
VRASJE E RËNDË
Rr. Hasan Kabashi, Viti 08-10.09.2025 – 21:25-01:15. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.