E diel, 24 Nëntor, 2024

I hyjnë hajnat në apartamentin në Turqi, Morena Taraku publikon foto

Morena Taraku, tashmë kohë prej kur është duke jetuar në Turqi.

Ani pse është ambientuar me jetën atje, këngëtarja ka momente kur po has në probleme, shkruan lajmi.net.

Ditët kur ajo është kthyer në Kosovë, për të kaluar pak kohë, hajnat në Turqi kanë shfrytëzuar mungesën e saj.

Ajo ka ndarë foto të bizhuterive të saj të shtrenjta që janë vjedhur, në apartamentin e saj.

Këngëtarja është nervozuar me kompleksin ku jeton dhe se përkundër se paguhet mirë nuk kanë ofruar sigurinë e pritur.

‘Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë’, është shprehur ajo.

E gjithashtu, ajo ka paralajmëruar padi edhe ndaj kompleksit në fjalë./Lajmi.net/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer