Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se Veleshnja, i ka marrë automjetin dikujt dhe ia ka shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, sipas njoftimit të policisë.