Rrëzë bjeshkës së Berishës gjendet fshati Nekoc, i cili bën pjesë në komunën e Drensit, fshat ky i cili karakterizohet me një pamje mjaftë mbresëlënëse.
Në këtë fshat jeton edhe Dastan Plakiqi, i cili na rrëfen për të kaluarën e tij duke thënë se tërë jetën ia ka kushtuar bagëtive të tij.
Na fliste për gjëra të ndryshme e të shkuara, por për martesën na rrëfente pakëz më ndryshe.
Kjo pasi që Dastani edhe sot pas shumë vitesh martesë ka dashuri dhe admirim të madh për bashkëshorten.