Konsumimi i produkteve serbe në vendin tonë është i theksuar, përkundër fushatave të ndryshme.
Por, çka thonë qytetarët para kamerave. Një prej karizmatikëve padyshim se ishte nga Drenica.
Në arsyetimin për mosblerje të produkteve ai përmendi rajonin prej nga vjen.
Por, për ta bërë edhe më interesant këtë përgjigje, pohoi se nuk është i përzier.
“Jo, nuk i konsumoj produktet serbe se jam prej Drenicës. Nuk jam i përzier”, tha ndër tjerash ai.