Tuesday, November 25, 2025

I riu nga Skenderaji prezanton veprën gjigante kushtuar Adem Jasharit

I riu nga Skenderaji, Fatjon Gashi, ka prezantuar veprën e tij më të madhe artistike deri tani, një krijim monumental i dedikuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, realizuar në mbi 20 metra katrorë.

Vepra përbëhet nga rreth 11.000 thyerje letrash dhe mbi 1.000 letra të vendosura me dorë, duke e bërë atë një nga punimet më të veçanta të artit pixel në vend.

Gashi e përshkruan këtë krijim si shumë më tepër se një vepër arti. Sipas tij, kjo është një shprehje përulësie, amaneti dhe respekti të thellë për sakrificën e Familjes Jashari, themele të lirisë së Kosovës..

Ekspozita është e hapur nga e hëna deri të premten, në orarin 11:00 – 16:00, ku vizitorët mund të shohin nga afër këtë vepër madhështore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer